Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në përdorimin e ujit dhe të kontribuojnë në ndalimin e keqpërdorimeve.
Ja disa masa që mund të ndërmarrim të gjithë:
- Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti,
- Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,
- Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytet,
- Mos pastroni trotuaret me ujë të pijshëm,
- Mos harroni të mbyllni çezmat tuaja pasi lani dhëmbët,
- Mos ujisni çdo ditë lulet,
- Paguani rregullisht ujin që konsumoni,
- Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit.
Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
/Motilokal.com
