Vapë përvëlues të mërkurën në Kosovë

Vapë përvëlues të mërkurën në Kosovë

Vala e re e të nxehtit, e cila tashmë ka kapluar Evropën Jugore dhe Qendrore, pritet të shtrihet gradualisht drejt zonave Perëndimore dhe Veriore të kontinentit.

Kjo valë e të nxehtit ka filluar të përfshijë edhe Kosovën, ku priten temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë.

Dita e mërkurë në Kosovë parashikohet të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira kryesisht në zonat malore, ku në orët e pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima, që më gjasë mund shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat do të luhaten nga 27 °C deri në 37 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com