Temperatura të larta dhe mot përvëlues të mërkurën në Maqedoni

Temperatura të larta dhe mot përvëlues të mërkurën në Maqedoni

Vala e re e të nxehtit, e cila tashmë ka kapluar Evropën Jugore dhe Qendrore, pritet të shtrihet gradualisht drejt zonave Perëndimore dhe Veriore të kontinentit.

Kjo valë e të nxehtit ka filluar të përfshijë edhe Maqedoninë, ku priten temperatura të larta dhe mot shumë i nxehtë.

Dita e mërkurë në Maqedoni parashikohet të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve afatshkurtra dhe reshje shiu e bubullima kryesisht në zonat malore.

Temperaturat do të luhaten nga 27 °C deri në 37 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com