Një nga mitet më të mëdha të fitnesit është se kardio është më e mirë për humbje peshe sesa stërvitje për forcë. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë.
Ne e dimë se një shëtitje e përditshme mund të përmirësojë shëndetin tonë dhe ushtrimet janë të dëshirueshme për të gjithë ata që duan të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, megjithatë, jo të gjitha ushtrimet krijojnë të njëjtin efekt.
Për ata që duan të humbin peshë, ata mund të mendojnë se trajnimi kardio është zgjidhja e duhur. Por megjithëse është e rëndësishme ta përfshini atë, nuk është një biletë e artë për humbje peshe. Në fakt, tani besohet se stërvitja me peshë është shumë më e dobishme për ata që duan të zvogëlojnë belin e tyre.
Trajneri River Hardy tha se një nga mitet më të mëdha në industrinë e fitnesit është se kardio është më e mirë se stërvitje me peshë, kur në fakt, ngritja e peshave do të thotë që trupi juaj do të djegë dhjamin më gjatë.
"Kadio ka vendin e vet në një rutinë ushtrimesh, por është më pak e rëndësishme se stërvitjet e forcës. Kardio është një metodë e shkëlqyer për të djegur kalori shtesë për të vënë dikë në një deficit më të madh, por pjesa më e rëndësishme e çdo rutine ushtrimesh është ngritja e peshave", tha ai.
Ai shtoi se stërvitja me peshë duhet të jetë themeli i programit tuaj dhe këshilloi që tre seanca stërvitore 45-minutëshe me peshë, të ndjekura nga 15 minuta kardio pas stërvitjes, janë një pikënisje e shkëlqyer.
"Forco me pesha dhe prapë do të digjni kalori ashtu siç bëni me kardio, por si përfitim do të ndryshoni formën e muskujve dhe të trupit tuaj. Diçka që kardio nuk do ta bëjë", shtoi ai.
Sipas Healthline, stërvitja me rezistencë dhe pesha janë "më efektive se sa kardio në ndërtimin e muskujve të dobët dhe masa muskulore djeg më shumë kalori në pushim sesa indet e tjera, përfshirë yndyrën".
/Motilokal.com
