Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se zjarri është shuar në Prevallë dhe kjo falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë, dhe po ashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.
“KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë”, tha ai.
“Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin. Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë”, u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.
/Motilokal.com
