Rritja e nivelit të detit filloi 30 vjet më parë sesa mendohej

Rritja e nivelit të detit filloi 30 vjet më parë sesa mendohej

Shkencëtarët kanë zbuluar se përshpejtimi i rritjes së nivelit të detit filloi më herët nga sa mendohej më parë.

Duke përdorur teknika të reja, studiuesit kanë zbuluar se niveli i ngritjes së detit është rritur nga viti në vit që nga vitet 1960. Më parë besohej se kishte filluar të përshpejtohej në vitet 1990.

Sönke Dangendorf dhe kolegët e tij në Universitetin e Siegenit në Gjermani përdoren teknika dhe  statistika për të kombinuar matjet satelitore dhe regjistrimet e matjeve të valëve, duke hartografuar nivelet globale dhe rajonale të detit nga viti 1900 deri në 2015.

Ata zbuluan se ngritja e nivelit të detit filloi të shpejtohet rreth vitit 1968. Duke përdorur pamjet satelitore që filluan në vitin 1993, shkencëtarët panë që rritja mesatare e nivelit të detit në Tokë është rritur qëkur filluan të vrojtonin.

Në punimin e botuar në revistën Nature, autorët sugjerojnë se rritja e nivelit të detit filloi nga viti 1960, kur pjesët e oqeaneve të botës filluan të zgjerohen ndërsa deti thithi më shumë nxehtësi.

Për shkak të shkrirjes së akullnajave në Grenlandë, shumë qytete botërore do të fundosen, dhe i pari prej tyre pritet të jetë Londra, pas së cilës përmbytjet do të zgjerohen në qytete të tjera bregdetare, duke përfshirë dhe Dubrovnikun, shumë më larg, në Kroaci. Po ashtu parashikohet që përmbytjet të përfshijnë edhe Oslon, Athinën, Sirakuzën, Marsejën dhe Brestin. /Motilokal.com