Apelohet për kursim të energjisë elektrike për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së çmimit

Apelohet për kursim të energjisë elektrike për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së çmimit

Ministria e Ekonomisë ka lëshuar një apel urgjent për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike, sidomos në këtë periudhë ku temperaturat e larta dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë rritje të ndjeshme. 

Ministria bën thirrje që çdo qytetar të marrë masa konkrete për të ulur konsumin e energjisë, me qëllim që të kontribuohet në uljen e faturave dhe kursimin e buxhetit të shtetit.

Në komunikatën e saj, Ministria thekson se çdo veprim për kursim ka rëndësi dhe bën diferencën në përballimin e kësaj sfide. Ndërkohë, qytetarët inkurajohen të jenë të vetëdijshëm për ndikimin që kanë dhe të adoptojnë praktika më efikase të përdorimit të energjisë në përditshmërinë e tyre.

/Motilokal.com