Inspektorati i Kryeqytetit pastron deponin ilegale që ndot ambientin

Inspektorati i Kryeqytetit pastron deponin ilegale që ndot ambientin

Komuna e Prishtinës ka njoftuar në përputhje me përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët, Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë dhe pastruar një deponi ilegale të mbeturinave, e cila përveç tjerash, digjej shumë shpesh, duke dëmtuar ambientin.

"Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në kryeqytet dhe mbrojtjes së mjedisit, duke siguruar një hapësirë më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë banorët", thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës thekson se falë këtij veprimi, ne kontribuojmë në krijimin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të pastër për të ardhmen.

/Motilokal.com