Çfarë parashikojnë meteorologët për të shtunën në Shqipëri?

Çfarë parashikojnë meteorologët për të shtunën në Shqipëri?

Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të ndryshueshme.

Gjatë ditës së shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore–malore. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 28 deri në 36 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com