FSK vijon operacionet për shuarjen e zjarreve në Kosovë

FSK vijon operacionet për shuarjen e zjarreve në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po mbështet autoritetet civile në menaxhimin e vatrave të zjarrit në disa zona të Kosovës, përfshirë Prevallën.

Operacionet për fikjen e zjarreve, që filluan dje, kanë vazhduar edhe sot, ndërsa FSK po punon intensivisht për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me operacionet për fikjen e zjarreve në disa vatra aktive si në Prevallë e zona të tjera në Kosovë, duke mbështetur autoritetet civile në vend, gjatë ditës së djeshme edhe sot po vazhdon menaxhimi dhe shuarja e zjarreve”, thuhet në njoftim.


/Motilokal.com