Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Shqipërinë

Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Shqipërinë

Vapa afrikane pas një periudhe të gjatë i lë vendin shiut, pas depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Evropës.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët  vëndin e saj e zë  zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.   

Moti të hënën në Shqipëri me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Mot pothuajse i ngjashëm me të hënën parashihet të mbajë edhe ditën e martë.

Të mërkurën parashihet mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira me reshje lokale shiu.

/Motilokal.com