Vapa afrikane pas një periudhe të gjatë i lë vendin shiut, pas depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Evropës.
Të hënën në Kosovë pritet mot kryesisht me vranësira e reshje shiu. Reshjet e shiut pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me erë e breshër.
Mot i ngjashëm me rrebeshe shiu e breshër pritet edhe të martën.
E mërkura parashikohet të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira, reshje lokale shiu dhe kthjellime.

/Motilokal.com
