Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Maqedoninë

Vapa i lë vendin shiut: Parashikimi i motit për Maqedoninë

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë në mëngjes me vranësira mesatare e erë të dobët deri mesatare jugore. Pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër.

Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe më freskët, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër.

E mërkura do të jetë me diell e vranësira mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të forta shiu, me erë të fortë dhe breshër.

/Motilokal.com