Itali, shtatë persona të zhdukur pasi një varkë u fundos për shkak të stuhisë

Itali, shtatë persona të zhdukur pasi një varkë u fundos për shkak të stuhisë

Një varkë lundrimi me vela 56 metra e gjatë u fundos në brigjet e Palermos për shkak të stuhisë, ndërkohë shtatë persona rezultojnë të zhdukur nga incidenti, transmeton Anadolu.

Në lajmet në shtypin italian thuhet se moti me shi dhe stuhi që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka shkaktuar fundosjen e një varke rreth orës 05:00 me orën lokale këtë mëngjes në brigjet e Porticello, 20 kilometra në lindje të qytetit të Palermos.

Transmetohet se rojet bregdetare dhe ekipet zjarrfikëse kanë shpëtuar 15 persona në operacionin e zhvilluar ndaj personave në varkën që po fundosej, por 7 persona rezultojnë të zhdukur.

Thuhet se varka u mbyt 49 metra thellësi dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit po vazhdojnë.

Bëhet e ditur se edhe një helikopter mbështeti punimet e kërkimit për të zhdukurit.

Mësohet se ata që ndodheshin në varkën me flamur britanik ishin shtetas të Britanisë, Zelandës së Re, Sri Lankës, Francës, Irlandës, SHBA-së dhe Kanadasë.

/AA/Motilokal.com