Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Dita e premte parashihet të mbajë me kthjellime dhe vranësira rreth zonave malore, ku nga pasditja mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Të shtunën, moti do të jetë i nxehtë, me kthjellime dhe vranësira, në viset malore mundësi për rrebeshe shiu.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira, në zonat malore mundësi për rrebeshe shiu kryesisht nga pasditja.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë; ekspertët shëndetësorë rekomandojnë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
