BMW ia kaloi Tesla-s dhe u bë lider në shitjet e veturave elektrike në tregun evropian.
Kompania gjermane dorëzoi 14,869 vetura elektrike muajin e kaluar, ose 308 më shumë se Tesla. Kjo është hera e parë që BMW ka shitur më shumë automjete elektrike se Tesla në Kontinentin e Vjetër.
Shitjet e Tesla-s në Evropë ranë në korrik. Modeli Y, i cili mbetet vetura elektrike më e shitur, pati regjistrime të rënë me 16 për qind në 9,544 vetura. Modeli 3 nuk shkoi shumë më mirë, me regjistrime më të ulëta 17 për qind në 4,694 njësi.
Tregu i përgjithshëm evropian i veturave elektrike gjithashtu nuk po duket i shkëlqyeshëm. Shitjet ranë 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo rënie është rezultat i mungesës së stimujve të qeverisë dhe shqetësimeve të blerësve se sa do të vlejnë automjetet e tyre në të ardhmen.
Pavarësisht sfidave, disa modele elektrike po ecin mirë. Volvo EX30 është i dyti në listë me 6,573 njësi të shitura, ndërsa Volkswagen ID.4 është në vendin e tretë me 5,295 njësi të shitura.
Tregu më i gjerë evropian i veturave po tregon rritje. Shitjet totale të veturave u rritën me 2 për qind krahasuar me korrikun 2023 dhe arritën në 1.03 milionë vetura. SUV-të janë ende të njohura dhe përbëjnë 54 për qind të të gjitha automjeteve të shitura.
"Blerësit në Evropë tani kanë më shumë zgjedhje se kurrë më parë dhe SUV-të janë një opsion më i rehatshëm dhe më i dëshirueshëm për shumë. Këto fakte, së bashku me disponueshmërinë në rritje të modeleve të përballueshme, po i ndihmojnë blerësit të kalojnë nga segmentet tradicionale në SUV", tha analisti Felipe Munoz.
Kur bëhet fjalë për të gjitha modelet e veturave, jo vetëm ato elektrike, Dacia Sandero është modeli më i shitur me 22,398 kopje. Volkswagen T-Roc është i dyti me 19,254 njësi të shitura, ndërsa vendi i tretë i takon Toyota Yaris Cross falë 17,314 automjeteve të shitura.
Fpod Puma, e cila ishte bestselleri britanik në vitin 2023, nuk renditet aq mirë në Evropë. Ajo renditet e 20-ta me 10,343 kopje të shitura, një rënie prej 25 për qind nga viti i kaluar.
/Motilokal.com
