Prodhuesit gjermanë duan të ndalojnë plotësisht shitjen e lëndëve djegëse fosile, madje edhe për veturat e vjetra

Prodhuesit gjermanë duan të ndalojnë plotësisht shitjen e lëndëve djegëse fosile, madje edhe për veturat e vjetra

Një propozim i ri nga Shoqata e Prodhuesve Gjermanë të Automobilave (VDA) mbron një ndalim të plotë të shitjes së lëndëve djegëse fosile në Bashkimin Evropian nga viti 2045. Sipas këtij propozimi, si veturat e reja ashtu edhe ato të vjetra nuk do të mund të “fusin” më benzinë apo naftë.

Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme duke filluar nga viti 2035. Teorikisht, vetëm veturat me energji elektrike ose hidrogjeni do të shiten nga ai vit, por jo të gjitha shtetet anëtare janë pajtuar me atë plan.

Gjermania, për shembull, i bëri presion Komisionit Evropian që të lejojë shitjen e veturave me motorë termikë SUS pas vitit 2035, me kusht që ato të funksionojnë me lëndë djegëse sintetike. Gjermanët kanë shpresa të mëdha për karburantet e rinovueshme, të cilat mund të kontribuojnë në mbrojtjen e klimës.

Tani është shfaqur një propozim i ri, radikal, i cili së shpejti do të kontestohet ashpër nga publiku i gjerë. Më konkretisht, Shoqata e Prodhuesve Gjermanë të Automobilave (VDA) propozon ndalimin e plotë të lëndëve djegëse fosile në Bashkimin Evropian nga viti 2045 me qëllim uljen e CO2, 10 vjet pas ndalimit të shitjes së veturave të reja me motorë SUS.

Sipas këtij plani, prodhuesit gjermanë të veturave duan të ndalojnë shitjen e benzinës dhe naftës për veturat e reja dhe të vjetra në mënyrë që të detyrojnë drejtuesit të kalojnë në vetura me karburant sintetik.

Gjermania planifikon të ketë 15 milionë automjete elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2030. Në të njëjtin vit pritet që në rrugë të jenë 40 milionë automjete me benzinë dhe naftë. Megjithatë, tabloja reale është ndryshe, duke qenë se është Gjermania ajo që po shënon rënien më të madhe të shitjeve të automjeteve elektrike.

/Motilokal.com