Parashikimi i meteorologëve për ditën e martë në Kosovë

Parashikimi i meteorologëve për ditën e martë në Kosovë

Të martën, moti në Kosovë pritet të jetë i paqëndrueshëm me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Gjatë ditës pritet të fryjë erë mesatarisht e fortë nga drejtimi verior dhe verilindor.

Temperaturat do të luhaten nga 22 °C në mëngjes, duke arritur deri në 30 °C në mesditë.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, prandaj qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit, sidomos gjatë intervalit kohor nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com