Ministrja Rizvanolli tregon hapat se si të aplikohet për subvencione

Ministrja Rizvanolli tregon hapat se si të aplikohet për subvencione

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka treguar hapat se si duhet të aplikojnë për të përfituar q nga thirrjet e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Postimi i plotë:

Shqip:Njoftim nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё për të gjithë qytetarët që kanë paqartësi rreth çfarëdo aspekti të thirrjes.

Fillimisht lexoni thirrjen e publikuar: https://shorturl.at/CTrOi

Për t’i marrë përgjigjet në pyetjet më të shpeshta, hapni listën e pyetje-përgjigjeve:

https://shorturl.at/nfYV8

Nëse keni nevojë të kontaktoni direkt me stafin e FKEE-së, atëherë mund të telefononi në numrat si në vijim:

Në zyrën qendrore në Prishtinë: 038 223 777, 038 223 776 apo 0800 222 70. 

Në zyrën rajonale në Mitrovicë të Veriut: 045 755 444 ose shkruani email në [email protected] apo [email protected].

𝐕𝐞̈𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞: Para se të telefononi Fondin, për shkak të numrit të madh të thirrjeve, ju lusim që të lexoni thirrjen apo të shfletoni listën e pyetje-përgjigjeve.

/Motilokal.com