Shumë zgjedhin kafen për pijen e tyre të parë në mëngjes, por përfitimet e shumta të këtij çaji mund t'ju bindin ta ndryshoni këtë zakon.
Nutricionistja japoneze Michiko Tomioka pi çdo ditë matcha, një pije e preferuar që kontribuon në jetëgjatësinë.
Matcha është një pluhur çaji jeshil që përmban lëndë ushqyese kryesore si vitaminat A, C dhe K, fibra, proteina dhe aminoacidin l-theanine, i cili është treguar se ndihmon në përmirësimin e gjumit, redukton stresin dhe rrit funksionin njohës.
Ai gjithashtu përmban polifenole të tilla si epigallocatechin gallate (EGCG). Polifenolet janë përbërës natyralë në bimë, të pasura me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve dhe inflamacioneve.
Studimet kanë treguar se matcha gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të përmirësojë shëndetin e zorrëve.
Vetitë shëruese dhe relaksuese të matcha-s ishin ndër të parat që u zbuluan dhe u shijuan nga priftërinjtë dhe samurai.
Vjen nga e njëjta bimë si çaji jeshil i zakonshëm), por matcha rritet në hije për 20 deri në 30 ditët e fundit para korrjes, thahet dhe më pas shndërrohet në pluhur të imët, ndryshe nga çaji jeshil i zakonshëm që rritet në diell. Është pikërisht qëndrimi nën hije që i siguroi matchi-t titullin e një prej pijeve më të shëndetshme në botë, sepse gjatë kësaj periudhe merr një mori lëndësh ushqyese, antioksidantë, aminoacide, vitamina dhe minerale.
/Motilokal.com
