Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Çfarë na pret në Shqipëri?

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Çfarë na pret në Shqipëri?

Gjatë fillimit të javës Shqipëria do të përjetojë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, falë masave ajrore të thata dhe më të freskëta që janë në qarkullim.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Megjithatë, në orët e para të ditës, mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira kalimtare, veçanërisht në zonat kodrinore dhe malore të vendit. Këto vranësira mund të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm në këto rajone.

Parashikimet e motit tregojnë një javë me diell për shumicën e zonave, por banorët e rajoneve malore duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të papritura të motit, veçanërisht në mesditë dhe pasdite.

Dita e hënë do të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira, ndërsa reshje të dobëta shiu priten në orët e para të ditës.

E marta parashikohet të nis me reshje lokale shiu, gjatë ditës pritet mot me diell dhe vranësira.

Të mërkurën pritet mot me reshje të lehta shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite periudha me diell.

/Motilokal.com