Për ditën e hënë në Maqedoni pritet të mbajë mot i ngrohtë me diell e vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët deri në mesatare nga veriu.
Të martën, moti do të vazhdojë i ngrohtë dhe me diell, me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Ndërsa e mërkura do të sjellë mot me diell dhe vranësira të ulëta deri në mesatare, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite, në zonat malore, janë të mundshme reshje shiu të rrëmbyeshme të shkurtra dhe shtrëngata të rralla.

/Motilokal.com
