Moti në Shqipëri pritet të jetën nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Gjatë ditës së mërkurë moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira. Nga mesdita dhe pasditja përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 25 deri në 32 °C.
/Motilokal.com
