Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Dita e premte parashihet të mbajë me vranësira dhe kthjellime. Reshje të herëpashershme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me bubullima, rrufe dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.
Të shtunën, moti do të jetë me diell dhe vranësira, në viset malore mundësi për rrebeshe shiu.
E diela pritet të jetë me mot të nxehtë, me diell dhe vranësira, në zonat malore mundësi për rrebeshe shiu.
/Motilokal.com