Lamtumirë vapës përvëluese! Zbuloni surprizat e motit që po vijnë në Shqipëri

Lamtumirë vapës përvëluese! Zbuloni surprizat e motit që po vijnë në Shqipëri

Vera e vitit 2024, u regjistrua si vera më e nxehtë në botë dhe ditëve të saj përvëluese po u vije fundi. Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë dhe në një pjesë të Evropës pritet depërtimi i disa qendrave të thella të presionit të ulët të shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.

Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme të motit (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme.

Sipas parashikimeve na pret një mot kryesisht i vranët me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me erëra, bubullima, rrufe dhe breshër.

Të hënën moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira që pritet të zhvillohen nga orët e mesditës me reshje shiu në formën e rrebesheve, stuhive të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe breshër.

Dita e martë parashikohet me mot të vranët dhe reshje të dendura shiu.

E mërkura parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

/Motilokal.com