Vera e vitit 2024, u regjistrua si vera më e nxehtë në botë dhe ditëve të saj përvëluese po ju vije fundi. Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë dhe në një pjesë të Evropës pritet depërtimi i disa qendrave të thella të presionit të ulët të shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme të motit (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrullshme.
Sipas parashikimeve na pret një mot kryesisht i vranët me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me erëra, bubullima, rrufe dhe breshër.
Moti të hënën parashihet të nis me kthjellime dhe vranësira, që më pas do të sjellin reshje shiu, në formën e rrebesheve të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe mundësi për breshër.
Të martën, pritet mot kryesisht me vranësira e reshje të dendura shiu.
E mërkura do të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu në mëngjes, nga mesdita me diell.

/Motilokal.com
