Pas një vere me temperatura jashtëzakonisht të larta, e cila është regjistruar si vera më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve, pritet një freski tipike vjeshtore.
Nga dita e sotme, në Kosovë, Shqipëri dhe rajon parashikohen vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të shoqërohen me stuhi, erëra, bubullima, rrufe dhe breshër.
Ndërsa nga dita e premte dhe e shtunë (13 dhe 14 shtator 2024) pritet depërtimi i një sistemi të ftohtë nga Arktiku, i cili do të sjellë ulje drastike të temperaturave, sidomos në fundjavë, ku maksimalet mund të bien në rreth 16 dhe 14°C.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e para të borës priten në zonat e larta malore të Kosovës, si në Brezovicë, Brod dhe në Alpet Shqiptare.
Ky ndryshim i motit do të shënojë një kalim të dukshëm nga verë në vjeshtë. Qytetarët duhet të përgatiten për kushte të pafavorshme dhe të ndjekin njoftimet e mëtejshme nga Motilokal.
/Motilokal.com
