Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se me datën 07.09.2024 ka pranuar një thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë (stacioni Valbonë) se një turist me shtetësi Lituaneze T.K i lindur me 1990, kishte dalë nga bujtina me datën 06.09.2024 për t'u ngjiturën majën e Rosit.
Sipas njoftimeve personi i lartpërmendur kishte planifikuar ngjitjen në majën e Rosit dhe kthimin në bujtinë duke lënë dokumentet dhe gjësendet e tjera private në bujtinë.
Për më shumë lexoni komunikatën:
Me datën 07.09.2024 ShKShMK ka pranuar një thirrje për ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë (stacioni Valbonë).
Turisti me shtetësi Lituaneze T.K i lindur me 1990, kishte dalur nga bujtina me datën 06.09.2024 për t'i ngjitur në majën e Rosit.
Personi i lartpërmendur kishte planifikuar ngjitjen në majën e Rosit dhe kthimin në bujtinë duke lënë dokumentet dhe gjësendet e tjera private në bujtinë.
Me të analizuar situatën dhe rrethanat e tjera së bashku me hetuesit e rastit është përfunduar që personi në fjalë ka humbur orientimin apo ka pësuar ndonjë aksident.
Bazuar në informacionin e verifikuar që plani i tij ka patur qëllim ngjitjen e majës së Rosit, është organizuar një operacion i kërkimit nga ajri dhe toka përgjatë shtegut dhe perimetrit të majës.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë ndërmjet;
Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë
Policia e Shtetit
Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Fatkeqësisht akoma nuk është hasur në ndonjë gjurmë të tij.
Operacioni ka vazhduar edhe me datën 09.09.2024.
Tani për tani aksioni pezullohet deri në grumbullimin e informatave të tjera.
Në postim do ta gjeni edhe fotografinë e personit të humbur me informata të nevojshme.
Kushdo që ka informata apo dyshime luteni të na kontaktoni.
/Motilokal.com