Ashtu siç edhe u paralajmërua, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu dhe era e fortë.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka sjellë probleme, teksa është rrëzuar një pishë në pyllin e sodës, duke bllokuar kështu njërin anë të rrugës.
Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve, ndërsa janë shërbimet zjarrfikëse ata që kanë mbërritur në zonë.
Zjarrfikësit kanë prerë pemën, duke e larguar nga rruga pjesë-pjesë për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.
/Motilokal.com