Dubrovniku është goditur nga një stuhi e fortë ditën e sotme, e përcjellë me reshje të dendura shiu, si pasojë është pothuajse tërësisht i mbuluar me ujë. Sasi të mëdha reshjesh kanë përmbytur bregdetin e Lapadit, ku uji ka hyrë në shtëpi dhe veturat kanë mbetur nën ujë.
Skenat nga qyteti janë tronditëse, i gjithë Dubrovniku është nën ujë dhe një përrua i vërtetë uji ka kaluar nëpër zonën e Pilës.
Stafi i restorantit “Dubravka” në Piles ka bërë përpjekje të mëdha për të ridrejtuar rrjedhën e ujit për të mbrojtur objektin e tyre nga vërshimet.
Kryebashkiaku i Dubrovnikut bëri të ditur situatën: "Të dashur bashkëqytetarë, sasia e madhe e reshjeve ka vërshuar pothuajse të gjitha rrugët e qytetit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren. Fatkeqësisht, ky nuk është fundi.”
“Ju lutemi qëndroni në shtëpitë tuaja, përveç nëse është absolutisht e nevojshme të dilni jashtë. Mbroni pasuritë tuaja. Shërbimet tona të urgjencës do të bëjnë përpjekje maksimale për të pompuar ujin nga ndërtesat, por në kushte kaq ekstreme nuk është e mundur të parandalohen plotësisht përmbytjet e shpejta”.
/Motilokal.com