Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd: Trafiku i bllokuar për shkak të qarkullimit në një korsi

Rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd: Trafiku i bllokuar për shkak të qarkullimit në një korsi

Si pasojë e reshjeve të dendura të cilat kanë rënë pa ndërprerje gjatë gjithë natës së fundit dhe në orët e para të mëngjesit janë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në segmentin Murrash -Librazhd.

Për shkak të kushteve të motit ka pasur rënie gurësh dhe masive dheu dhe qarkullimi për këtë shkak ka vijuar në një korsi duke krijuar trafik.

Në segmentin e bllokuar firma kontraktuese është duke punuar për largimin e materialeve të ngurta dhe rikthimin e normalitetit.

/Motilokal.com