Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në pjesët perëndimore dhe lindore do të ketë stuhi me reshje të forta dhe të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima dhe erë të fortë mbi 70 km/h.
Të shtunën parashikohet pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu dhe bubullima.
E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të herëpashershme të shiut.

/Motilokal.com
