Shirat e dendur që përfshiu Austrinë lanë pjesë të Vjenës nën ujë. Fotot e autostradës së përmbytur midis St. Pölten dhe Vjena, e cila tani është e mbyllur.
Qytetarët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga sirenat e alarmit, pasi nivelet e lumenjve po rriteshin me shpejtësi.

Një numër i madh rrugësh, shtëpish dhe objektesh të tjera janë përmbytur.

Në orët e fundit janë kryer më shumë se 1100 operacione në zonën e qytetit të Vjenës dhe disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Reparti i zjarrfikësve pret ende një vëllim të madh operacionesh dhe ka thirrur personel shtesë.
/Motilokal.com
