Mos harroni çadrat! Ja çfarë moti na pret në Shqipëri

Mos harroni çadrat! Ja çfarë moti na pret në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë orët me diell. Kjo situatë vjen si pasojë e një qendre ciklonare të shoqëruara me masa ajrore të ftohta, e cila aktualisht ndodhet në verilindje të rajonit të Ballkanit e cila më pas merr trajektore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas Evropën Qendrore.

Të hënën moti parashikohet me vranësira e reshje të dobëta shiu kryesisht në pjesën e parë të ditës, nga pasditja priten periudha me diell.

Dita e martë parashikohet me mot të vranët dhe reshje lokale shiu, po ashtu parashihen periudha me diell.

E mërkura parashikohet me vranësira e reshje shiu të shoqëruara me bubullima, rrufe dhe shtrëngata.

/Motilokal.com