Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur shqetësim të madh, pasi në të shfaqet një ari që ndiqet nga disa qen dhe një person (ndoshta bari) që dëgjohet duke ndersy qentë në bjeshkët e Sharrit në Tetovë.
Megjithatë, ajo që ka tronditur më shumë është reagimi i disa komentuesve që kanë bërë thirrje për vrasjen e kafshës së mbrojtur. Komente të tilla që nxisin dhunë ndaj kafshëve të egra, pasurisë së bjeshkëve tona janë vërtetë shqetësuese.
/Motilokal.com
