Bora zbardh majën e Korabit: ShKShMK apelon alpinistët për kujdes

Bora zbardh majën e Korabit: ShKShMK apelon alpinistët për kujdes

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka kërkuar nga alpinistët për kujdes pasi që ditëve të fundit rajoni ynë është përfshirë nga të reshura të dendura, ku nëpër male janë krijuar kushte dimërore dhe lartësitë mbidetare mbi 2000 metra kemi reshje bore.

“Nëse keni bërë plane për të zhvilluar aktivitete në këto ditë, ju lusim të keni veshmbathje adekuate për ecje dimërore dhe gjitha pajisjet dimërore me vete dhe po ashtu të planifikoni mirë rrugëtimin tuaj. Të keni kujdes nga rrëshqitjet në shtigje”, ka apeluar ShKShMK.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka publikuar edhe disa fotografi të bëra sot në majën e Korabit të mbuluar me borë.


/Motilokal.com