I nxehti ekstrem vjen në Shqipëri, temperatura deri në 40 °C

I nxehti ekstrem vjen në Shqipëri, temperatura deri në 40 °C

Vala e të nxehtit që mbërtheu kontinentin evropian duke thyer rekorde, duket se tashmë po kthen sytë drejt rajonit të Ballkanit. Meteorologët kanë paralajmëruar nisjen e një tjetër vale, që këtë herë do fokusohet mbi Mesdhe, me rrymat e nxehta afrikane që do të vazhdojnë deri pas mesit të gushtit. Në hark kohor, vala pritet të jetë relativisht e gjatë. Kulmi i të nxehtit do të regjistrohet të dielën dhe të martën e ardhshme, ku temperaturat në Shqipëri mund të arrijnë deri në 40 °C.

Temperaturat për ditën e sotme në vendin tonë parashihet të lëvizin ndërmjet 25 deri në 32 °C. Ndërsa të shtunën do të arrijnë deri në 34 °C. Dita më nxehtë pritet të jetë e diela, ku termometri do të regjistrojë deri në 40 °C në disa zona të vendit. /Motilokal.com