Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Dita e premte parashihet të mbajë me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht me intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me bubullima.
Të shtunën, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe diell, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu.
E diela pritet të jetë me mot kryesisht me diell dhe vranësira, mundësi për riga shiu gjatë paradites.

/Motilokal.com
