Kosova e varur nga prodhimi i thëngjillit

Kosova e varur nga prodhimi i thëngjillit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e Energjisë” për muajin korrik 2024, duke ofruar të dhëna të detajuara mbi prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, energjisë elektrike, si dhe për importin dhe eksportin e energjisë dhe energjentëve të tjerë.

Më shumë Thëngjill i prodhuar korrik 2024 sesa në muajin korrik 2023

Sipas raportit, prodhimi i thëngjillit në korrik 2024 arriti në 631.71 mijë ton, që përfaqëson një rritje prej 42.68% krahasuar me korrikun e vitit 2023.

Energjia elektrike bruto në dispozicion në korrik 2024 ishte 515.31 GWh, ndërsa konsumi arriti në 402.47 GWh, që shënoi një rënie të lehtë prej -0.67% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Nga konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike, 7.3% e tij ishte nga burime alternative.

Gjithashtu, raporti tregon se importi i energjisë elektrike gjatë korrikut 2024 ishte 212.16 GWh, ndërsa eksporti i energjisë për të njëjtën periudhë arriti në 172.44 GWh, përfshirë edhe sasinë e transmetimit.

/Motilokal.com