Moti për javën e ardhshme në Shqipëri pritet të përjetojë një javë normale vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.
Të hënën moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite.
Dita e martë dhe e mërkurë parashikohet me mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

/Motilokal.com
