Moti për javën e ardhshme në Maqedoni: Çfarë surpriza na presin?

Moti për javën e ardhshme në Maqedoni: Çfarë surpriza na presin?

Për ditën e hënë në Maqedoni pritet të mbajë mot të freskët në mëngjes, me diell dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Të martën, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe relativisht ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe kushte për shtrëngata të rralla.

Ndërsa e mërkura do të sjellë mot pjesërisht me vranësira dhe relativisht ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

/Motilokal.com