Numri i të vdekurve nga shirat e dendur në Japoni është rritur në gjashtë, ndërsa 10 të tjerë janë ende të zhdukur, thanë autoritetet.
Megjithatë, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajonin Noto në provincën Ishikawa në Japoninë qendrore, e cila u godit rëndë nga një tërmet i fuqishëm në janar.
Autoritetet paralajmëruan se tërmeti i fuqishëm i 1 janarit që goditi rajonin e Notos ka rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut edhe në rast të shiut të vogël.
Rajoni u godit nga reshje rekord shiu që shkaktuan përmbytje në gati dy duzina lumenjsh, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, duke bllokuar rrugët dhe duke lënë më shumë se 100 lagje të izoluara, sipas Kyodo News me bazë në Tokio.
Agjencia Meteorologjike e vendit bëri thirrje për vigjilencë të rreptë ndaj fatkeqësive të mëtejshme.
Në ditën e Vitit të Ri të këtij viti, Japonia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 7.6, i cili vrau 238 persona, ndërsa të paktën 19 rezultuan të zhdukur.
/Motilokal.com
