Kosovë, moti në fundjavë më i nxehti, temperatura deri në 39 °C

Kosovë, moti në fundjavë më i nxehti, temperatura deri në 39 °C

Valët e të nxehtit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar dhe duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

Temperaturat për ditën sotme në Kosovë pritet të arrijnë deri në 35 °C, ngjashëm edhe në fundjavë, por të dielën mund të arrijnë deri në 38 °C. Edhe java e ardhshme pritet të mbajë mot i nxehtë, ku në disa qytete të Kosovës temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 °C. E marta do të jetë dita me e nxehtë ndoshta e vitit në Kosovë, ku termometri do të regjistrojë temperatura deri në 39 dhe 40 °C. /Motilokal.com