Moti në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të ndryshueshme, pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do t’i lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Gjatë ditës së shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore”. Ndërsa nga mbrëmja pritet depërtimi i masave të lagshta dhe të ftohta ajrore ku priten reshje shiu.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 21 deri në 28 °C.
/Motilokal.com
