Zvicra dhe Italia kanë rivizatuar një pjesë të kufirit të tyre në Alpe, për shkak të shkrirjes së akullnajave, që shkaktohet nga ndryshimet klimatike.
Bëhet fjalë për zonën poshtë Matterhorn, një nga malet më të larta evropiane, e cila ndodhet pranë vendpushimeve të shumta të njohura të skive. Përkatësisht, pjesë të mëdha të kufirit zvicerano-italian përcaktohen nga akullnajat ose zonat me borë të përhershme. Megjithatë, shkrirja e akullnajave rezultoi në lëvizjen e këtyre kufijve natyrorë, gjë që çoi në faktin se të dy vendet donin të korrigjonin kufirin.

Zvicra miratoi një marrëveshje për këtë ndryshim më 27 shtator dhe të njëjtën gjë pritet ta bëjë së shpejti edhe Italia. Drafti i kësaj marrëveshjeje është përcaktuar në maj të vitit të kaluar. Sipas statistikave të shtatorit të vitit të kaluar, akullnajat zvicerane humbën katër për qind të vëllimit të tyre në vitin 2023, që është humbja më e madhe që nga viti 2022, kur kjo humbje arriti në gjashtë për qind.

Autoritetet zvicerane njoftuan se kufijtë u ripërcaktuan në përputhje me interesat ekonomike të të dyja palëve. Kur Italia të miratojë marrëveshjen, do të pasojë zbatimi i saj, raporton BBC.
/Motilokal.com
