Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.
IHMK thekson se parashikohet që pjesa perëndimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), do të kenë më shumë reshje 100 deri në 150 mm brenda pesë ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 deri në 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore.
/Motilokal.com