Kapriçot e motit: Si do të ndryshojë moti në Maqedoni?

Kapriçot e motit: Si do të ndryshojë moti në Maqedoni?

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, lokalisht në formë stuhie, e ndjekur nga bubullima dhe erë e fortë. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës ku do të vazhdojë të fryjë erë.

Të shtunën parashikohet pjesërisht i vranët me reshje shiu të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima dhe erë në rritje.

E diela pritet të mbajë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë.

/Motilokal.com