I nxehti afrikan godet Maqedoninë e Veriut, temperatura deri në 40 °C

I nxehti afrikan godet Maqedoninë e Veriut, temperatura deri në 40 °C

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi 40 °C, që do të vazhdojë deri kah mesi i javës së ardhshme.

Temperaturat për ditë e sotme pritet të lëvizin ndërmjet 27 deri në 36 °C. E shtuna dhe e diela pritet të jenë shumë me të nxehta ku temperaturat do të arrijnë deri në 40 °C.

Për shkak të motit të nxehtë, mjekët apelojnë që qytetarët të mos dalin pa nevojë prej orës 10 deri në orën 17, të vishen me rroba adekuate, të përdorin sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë dhe të përdorin ushqim pa yndyra. /Motilokal.com/