Gjatë ditës së enjte situata meteorologjike pritet të jetë relativisht e paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Reshjet pritet të jenë vende-vende në formën e shtrëngatave të shoqëruara me bubullima dhe rrufe.
Termometri pritet të shënojë temperatura prej 19 deri në 25 °C.
/Motilokal.com
