Parashikimi i motit për të shtunën në Shqipëri: Diell apo shi?

Parashikimi i motit për të shtunën në Shqipëri: Diell apo shi?

Gjatë ditës së shtunë situata meteorologjike pritet të jetë relativisht e qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 17 deri në 22 °C.

/Motilokal.com